Empoli ka pësuar humbje të thellë në fushën e saj nga Atalanta me rezultat 3:0 në kuadër të xhiros së 10-të të Series A.
Scamacca (5’ dhe 51’) dhe Koopmeiners (29’) shënuan për Atalantën.
Në portë për Empolin ishte portieri nga Prishtina i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ndërkohë që në pjesën e dytë (64’) u inkuadrua në lojë edhe prishtinasi tjetër, Ardian Ismajli, i cili i rikthye pas me shumë se një muaji pushim për shkak të një lëndimi.
Rikthimi i Ismajlit është lajm i mirë edhe për Kombëtaren e Shqipërisë në prag të ndeshjeve ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe në nëntor.
Ndërkohë, për Atalantën edhe në këtë takim ishte i plotë, reprezentuesi tjetër shqiptar, Berat Gjimshiti.
Empoli ndodhet në vendin e 18-të me shtatë pikë të mbledhura, kurse Atalanta zë vendin e katërt me 19 sosh. /Lajmi.net/