Tuesday, 19. May 2026
Sport

Klubi shqiptar në Mal të Zi e “prezanton” Luiz Ejllin

GS 31/10/2023 1 Min. Lesezeit

Këngëtari i mirënjohur shqiptar Luiz Ejlli, e ka vizituar klubin e Deçiqit nga Tuzi në Mal të Zi.

Në qytetin shqiptar po shfaqet premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” ku Ejlli është një ndër protagonistët kryesor.

Ai e ka firmosur fanellën e skuadrës.

“Me rastin e premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë” që po shfaqet në Tuz, klubi ynë prezanton aktorin kryesor Luiz Ejlli, i cili është edhe fitues i Big Brother VIP Albania, një fanellë e klubit tonë në shenjë të respektit”, shkruan klubi shqiptar.

Ndryshe, Deçiqi në vitet e fundit ka qenë ndër klubet më të suksesshme në Mal të Zi. /Lajmi.net/

Teilen: