Debat i ashpër është zhvilluar mes Bylbyl Sokolit dhe Faruk Statovcit në emisionin ‘Dueli Sportiv’.
Arsyeja e debatit ka qenë rreth teorisë së kombit, ku Statovci e ka marrë si shembull pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA.
”Kombëtarja e Shqipërisë ka qenë, pse kanë lobu gjenerata të tëra për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, kanë kajtë gjinja kur është pranuar. A e din çfarë gëzimi ka pasur?,” ka thënë trajneri i Phoenix.
Teksa, Sokoli iu është kundërpërgjigjur duke pretenduar se Statovci nuk dinë lidhur me demostratat e vitit 1981.
”Faruk, ti nuk dinë hiç për ato demostratat. Asnjë demostratë nuk ka qenë pa bashkim, krejt porositë janë për bashkim. Ti nuk e dinë çka janë dhe nëse s’dinë nuk duhet të hish dhe të flasësh,” tha trajneri i mirënjohur.
Statovci vazhdoi duke mbrojtur argumentet e tij.
”Pse a s’ka pasur brohoritma Kosova Republikë? A ka pasur? Ty po ta boj pyetjen, mos um hin okolla. Le profesor, se e di saktë që ka pasur,” tha ai.
Sokoli e pyeti nëse e dinë betimin e UÇK-së, ndërsa Statovci tha:”Tash a dojna me knu bashkë, a e knojmë?”.