• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

A i frikësohet Prishtina Trepçës 89?

05/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nesër nga ora 13:00 në “Sami Kelmendi” të Lipjanit Prishtina ndeshet me rivalin e moçëm, Trepçën ’89 në kuadër të çerekfinales së Kupës.

“Është kjo hera e 16-të që luajmë në këtë raund garash në edicionin e 25-të të saj pas luftës.

Nga 15 çerekfinalet paraprake, bardhekaltrit 13 herë kanë kaluar tutje në gjysmëfinale (njëherë me short pa ndeshje) dhe vetëm dy herë është eliminuar, më 2004 në dy ndeshje me Kosovën (P) 3:1/0:2 dhe më 2019 nga Trepça ’89 me penallti pas rezultatit pa gola (4:5).

Nga eliminimi nga Trepça ’89 me penallti më 2019, në 23 ndeshjet pasuese për Kupë, skuadra ka vetëm 2 humbje dhe 1 barazim – të gjitha me Llapin, ndërsa ka plot 20 fitore, prej tyre 7 fitore rresht, ndërsa edicioni i kaluar u mbyll me triumf me bilanc të plotë prej 6 fitoresh.

Prishtina me njëherë fituesin e Kupës dhe 3 herë finalistin, Trepça ’89, ka dy përballje në këtë garë, në të dy rastet “xehetarët” kanë kaluar tutje, më 2019 dhe më 2008 në gjysmëfinale me dy barazime, 2:2/0:0.

Ndërsa dy rivalët nga paslufta kanë 64 përballje zyrtare në të gjitha garat, me bilanc pozitiv për Prishtinën me 33 fitore, 10 barazime dhe 21 humbje me goldallim, +39, 93:54. Trepça ’89 fitoren e fundit ndaj Prishtinës e ka vitin e kaluar në ndeshjen e fundit kampionale (2:1), ndërsa në 6 ndeshjet tjera ka arritur edhe një barazim dhe 5 fitore të kryeqytetasve”, njofton FC Prishtina.

Next Post

Spanjollët kërkojnë një mrekulli, ja si rreshtohen Real Sociedad dhe PSG në duelin e sotëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.