Saidi Bushaj, koordinatori i ndihmës së parë të Kryqit të Kuq, ishte këtë të hënë në “Good Morning Albanians” ku foli për rastin tragjik të humbjes së jetës së lojtarit Dwamena gjatë përballjes, Egnatia-Partizani.
Ai tha se nga pamjet filmike duket se lojtarët e Egnatias,duke ditur edhe problemin e Dwamenës, duket se e kanë trahjtuar atë moment me seriozitet dhe i kanë dhënë ndihmën e nevojshme në mënyrë korrekte.
“Gabimet është pak e vështirë ti identifikosh nga pamjet filmike që kemi, por besoj se shumica e ekipit të Egnatias, e kanë ditur që Dwamena kishte probleme të mëparshme me zemrën dhe besoj se e kanë kuptuar seriozitetin e rënies së tij në fushë. Lojtarët e parë të cilët mbërritën pranë tij, duket se kanë vepruar mirë.
Ata e kthyen me shpinë dhe u munduan t’i lirojnë rrugët e frymëmarrjes. Nuk jam në dijeni nëse është kryer manovra e masazhit kardiak në fushë, por nga shpejtësia e veprimit, dhe transportimit të tij me ambulancë besoj se është bërë”,-tha Saidi Bushaj.