Wednesday, 2. September 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e tretë premton spektakël

GS 02/09/2026 1 Min. Lesezeit

Abissnet Superiore rikthehet me javën e tretë, me pesë përballje të shpërndara në tri ditë dhe me shumë pikëpyetje për t’u dhënë përgjigje.

Java hapet të premten më 4 shtator, Egnatia kryesuese pret Skënderbeun takim që  do të luhet në orën 18:30 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në RTSH 1 dhe RTSH Sport.

Ditën e shtunë, në orën 16:00, Laçi pret Teutën, në një përballje pa favoritë, ndërsa për të gjithë teleshikuesit, sfida do të transmetohet në RTSH Sport, ndërsa në 18;30, radha është për takimin Vllaznia-Partizani, drejtpërdrejtë në RTSH 1 dhe RTSH Sport.

Të dielën më 6 shtator, në orën 16:00, Tirana përballet me Vorën, në një duel ku bardheblutë do të kërkojnë të ndryshojnë kursin e këtij starti, pas dy humbjeve radhazi me sfidën që transmetohet në RTSH Sport.

Java e tretë mbyllet në 18:30 me Dinamo-Elbasani, një tjetër sfidë që do të transmetohet në RTSH 1 dhe RTSH Sport.

Teilen: