Wednesday, 9. September 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Skënderbeu konfirmon Korçën ndaj Tiranës: Rikthehemi në strofull!

GS 09/09/2026 1 Min. Lesezeit

Ndeshja Skënderbeu-Tirana, që hap javën e katërt të Abissnet Superiore ditën e premte, do të zhvillohet në stadiumin e Korçës. Konfirmimi vjen nga vetë klubi korçar, nëpërmjet faqes zyrtare, kështu që nuk ka më asnjë dyshim në lidhje me stadiumin e kësaj sfide.

Për këtë sezon kjo ndeshje është e para që do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”, ku janë kryer punime kohët e fundit. Ndeshjen e parë si pritës, atë ndaj Dinamos, korçarët e zhvilluan në Elbasan, ndërsa fazën e dytë do t’i presin blutë në fushën e tyre.

Skënderbeu mban vendin e fundit pas tri javëve të para të kampionatit, me një barazim ndaj Vllaznisë dhe dy humbje ndaj Egnatias dhe Dinamos. Korçarët e konsiderojnë një ndeshje shumë të rëndësishme këtë me Tiranën dhe kërkojnë ta kalojnë me sukses me ndihmën e fushës së tyre.

Katër ndeshjet e tjera të javës së katërt të Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH, do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Teilen: