Friday, 1. May 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ U shpall trajneri i muajit prill, Shehi: Çmim simbolik, meritë kanë lojtarët!

GS 01/05/2026 2 Min. Lesezeit

Edhe prej pak javësh në dreftimin e Tiranës për Orges Shehin ka ardhur vlerësimi i parë. Trajneri është përzgjedhur si më i mirë i muajit prill në “Abissnet Superiore” nga Drejtoria Teknike e FSHF.

Trajneri bardheblu është vlerësuar për punën e bërë këtë muaj me klubin e tij, me të cilin është në një mision delikat pasi po lufton për të evituar rënien në Kategorinë e Parë.

“Çdo vlerësim të bën të ndihesh krenar dhe ky çmim është për punën e të gjithë muajit dhe, pavarësisht se e marr unë, i takon djemve që derdhin djersën në fushë dhe kanë bërë maksimumin e tyre që unë të marr këtë çmim individual, por merita është e tyre.

Unë mendoj që ky është një çmim simbolik, nuk është se na jep një motivim më të madh. Nuk është hera e parë që çdo trajner merr, pas një muaji, çmim edhe për shkak të rezultateve, por e rëndësishme është që të vazhdojmë këtë rrugë që kemi nisur, aq më tepër në këtë fazë delikate të sezonit dhe shpresoj të marrim më të mirën”, tha trajneri i Tiranës.

Shehi regjistroi një muaj pozitiv në drejtimin e skuadrës, duke arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Egnatias dhe Partizanit, si edhe dy barazime përballë Flamurtarit dhe Dinamo City, pa pësuar asnjë humbje.

Teilen: