• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Abraham ka “oreks”: Milani në rritje, duam tetëshen e parë në Champions

28/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Që kur luan në Serinë A, vetëm një herë para së martës Tami Abraham kishte arritur të shënonte dhe të jepte një asistim në të njëjtën ndeshje. Statistika i vlen për të gjitha turnetë, ndaj edhe datonte më 20 janar 2022, në Roma-Leçe 3-1.

abraham

Sidoqoftë, goli i tij ndaj Slovanit mori një rëndësi jetike në rezultatin final. Anglezi, sidoqoftë, bën modestin në intervistën e dhënë për televizionin e klubit.

Çfarë mësimi morët nga kjo fitore e radhës me vështirësi?
E dinim se nuk do të ishte një ndeshje e lehtë, edhe sepse në Champions nuk është kurrë e lehtë të luash. Sidomos në transfertë. Jam i lumtur me fitoren, golin dhe asistet, por duhet të punojmë më shumë që të gjithë.

Një fitore që ju ngjit edhe më shumë në renditje?
Është shumë e rëndësishme për mua dhe për shokët e mi të shënojmë, unë jam një lojtar për të cilin është shumë e rëndësishme të ndihmosh skuadrën, qoftë me gola apo pasime vendimtare. Nuk e nisëm shumë mirë Ligën e Kampionëve, por tani jemi në një seri fitoresh për tre ndeshje. Duam të shkojmë sa më larg në këtë kompeticion.

E prisnit që “Lojtari më i mirë” të zgjidhej Pulisiçi?
Jam i lumtur për ekipin tim, mendova se duhet ta merrja unë atë çmim. Bej shaka sigurisht. Sa herë që jam në fushë dua të ndihmoj, sot ia dola. Për trofetë individuale do të ketë momente të tjera.

Çfarë lloj lojtari është Leao?
Shumë i rëndësishëm për ne, nuk mendoj se ai e di sa i fortë është. Ai mund të fitojë vetë ndeshjet. Kur është në ditën e duhur, ai është i pandalshëm.

A synon Milani ta mbyllë këtë fazë të parë mes tetë të parave në Europë?
Sigurisht, ne duam të bëjmë mirë në këtë turne që në intereson shumë. Ne humbëm dy ndeshjet e para, ndërsa tani jemi në pozita më të mira. Por nëse nuk fitojmë ndeshjet e radhës, gjithçka kemi bërë deri më tani do të ishte e kotë. Duam të bëjmë më të mirën dhe të përpiqemi të shkojmë sa më shumë përpara në Champions.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

FFK: Kosova ngjitet në pozitën e 99-të në FIFA, renditja më e mirë pas pranimit 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.