I pari i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi ka uruar Ditën e Mësuesit.
Ademi tha se sot kur festohet dita e mësuesit, shpreh mirënjohjen e tij të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e brezave të rinj.
“Ju jeni shtylla e shoqërisë sonë, frymëzues të dijes dhe udhërrëfyes të atdhedashurisë”, deklaroi Ademi.
Postimi i plotë:
Urime Dita e Mësuesit
Të dashur mësimdhënës,
Sot kur festoni ditën tuaj dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave të rinj.
Ju jeni shtylla e shoqërisë sonë, frymëzues të dijes dhe udhërrëfyes të atdhedashurisë.
Me këtë rast ju shpreh mirënjohjen time dhe të FFK-së të gjithë mësimdhënësve që nëpërmjet projekteve tona të ndryshme janë pjesë e futbollit dhe me përkushtim të madh japin kontribut në zhvillimin dhe masivizimin e tij.
Ju uroj shëndet, suksese dhe mbarësi në misionin tuaj fisnik!./Lajmi.net/