Ademola Lookman mund të quhet pa frikë si një nga nënshkrimet më të mira të këtij sezoni, pas transferimit në merkaton e janarit nga Atalanta tek Atletico Madrid për 35 milionë euro. Nigeriani ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 17 ndeshje të luajtura me “Colchoneros”.
Forma fantastike e treguar nga 28-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe të PSG-së. Mediet franceze zbulojnë se PSG është e gatshme të transferojë Lookman gjatë merkatos së verës për shifrën 70 milionë euro.
Profili i nigerianit duket mëse i përshtatshëm për sistemin që përdor Luis Enrique, i cili kërkon një profil të gjithanshëm që mund të marrë përsipër çekuilibrin në krah dhe i aftë të gjejë rrjetën.