Sunday, 23. August 2026
Sport

Adrian Bajrami zgjat kontratën me Benfica-n

GS 18/12/2024 1 Min. Lesezeit

Adrian Bajrami ka zgjatur kontratën me Benfica-n në Portugali. Mbrojtësi shqiptar, ka firmosur rinovimin deri në verën e vitit 2029.

Pjesë e Benfica-s nga viti 2018, Bajrami kishte kontratë deri në vitin 2026, por drejtuesit kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin.

Sezonin e kaluar, Bajrami luajti 29 ndeshje me Benfica B, ndërsa shpreson të luajë më shumë me ekipin e parë.

22-vjeçari është pjesë e Kombëtares shqiptare, aty ku hapësirat për të kanë qenë të pakta, për shkak të konkurrencës së madhe në prapavijë.

Teilen: