Monday, 29. June 2026
Futboll

Afrika e Jugut e pafat, Kanadaja shënon në frymën e fundit dhe siguron biletën për në 16-she (video)

GS 28/06/2026 1 Min. Lesezeit

Kanadaja është kombëtarja e parë që kualifikohet për në raundin tjetër, pra në 16 ekipet më të mira të turneut. Në sfidën e zhvilluar në Los Angeles, Kanadaja fitoi 0-1 ndaj Afrikës së Jugut, falë një goli në frymën e fundit.

Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 22-të, kur goditja me kokë e Derek Cornelius ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga portieri i Afrikës së Jugut, Ronwen Williams.

Në minutën e 44-të, Kanadaja pati tre tentativa të njëpasnjëshme për të gjetur golin, por Ronwen Williams u tregua sërish fantastik.

Teilen: