Friday, 17. July 2026
Sport

Agim Ademi e përgëzon talentin nga Kosova që i’u bashkua Bayern Munichut

GS 17/07/2026 2 Min. Lesezeit

Talenti nga Kosova, Lisian Thaçi, ka bërë hapin e tij të madh në karrierë.

Ai i është bashkuar Bayern Munichut, si pjesë e programit “FC Bayern Global Academy”, programi ndërkombëtar i klubit bavarez për zhvillimin e futbollistëve të rinj me potencial të madh.

Rreth lëvizjes së tij reagoi edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi duke e përgëzuar atë për këtë transferim.

“Talenti, por edhe puna e mirë, gjithmonë shpërblehen. Kjo po dëshmohet edhe në Kosovë, ku puna e vazhdueshme në zhvillimin e futbollistëve të rinj ka bërë që klubet e mëdha evropiane të vijnë me kampe të ndryshme, ndërsa skautët dhe trajnerët e tyre të jenë vazhdimisht në kërkim të talenteve të reja.Një prej këtyre shembujve është Lisian Thaçi, i cili tashmë është pjesë e FC Bayern Munich dhe do të vazhdojë zhvillimin e tij në një prej programeve më prestigjioze të klubit bavarez.  Bayern-i edhe më herët ka vlerësuar dhe zhvilluar talente me origjinë nga Kosova si Erblin Osmani dhe Ylli Gashi, ndërsa tash radha është e Lisianit. I uroj shumë suksese anëtarit të Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja, në këtë rrugëtim të ri dhe të rëndësishëm. I lumtë Shkollës së Futbollit Peja dhe të gjithë trajnerëve që kanë kontribuar në formimin e tij”, ka shkruar Agim Ademi në faqen e tij në “Facebook”.

Teilen: