Monday, 13. July 2026
Sport

Agim Ademi takon Arijon Ibrahimoviqin: Një talent me të ardhme të madhe

GS 13/07/2026 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me talentin kosovar të Bayern Munichut, Arijon Ibrahimoviq, gjatë qëndrimit të tij në Prizren.

Ademi ka ndarë një fotografi nga takimi me futbollistin 20-vjeçar, duke e vlerësuar lart për potencialin dhe karakterin e tij jashtë fushës.

Presidenti i FFK-së e përshkroi Ibrahimoviqin si “një nga talentet më të mëdhenj kosovarë të futbollit evropian”, ndërsa theksoi se ai është një futbollist i talentuar, modest dhe krenar për prejardhjen e tij.

“Përveçse një super futbollist me të ardhme të ndritur, Arijoni është edhe një djalë i edukuar, modest dhe krenar për rrënjët e tij”, ka shkruar Ademi në postimin e tij.

Në fund, kreu i FFK-së i uroi shumë suksese Ibrahimoviqit në karrierë, duke shprehur bindjen se mesfushori ofensiv ka përpara një të ardhme me shumë arritje.

Ai falënderoi edhe familjen e lojtarit për mënyrën se si ka kultivuar tek ai dashurinë për Kosovën dhe vlerat kombëtare.

Teilen: