Monday, 16. November 2026
Futboll

🔥 “Agjenti i tij ndodhet tani Valdebebas”, Real Madridi i bën “golin” e radhës Barcelonës

GS 16/11/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madridi është shumë pranë fitimit të një beteje të ashpër për një talent të jashtëzakonshëm evropian si JJ Gabriel, për të cilin kanë shfaqur interesim klube të shumta, si PSG, Bayern e mbi të gjitha rivali historik, Barcelona.

Sipas El Chiringuito, Ali Barat, agjenti i talentit të ri të Manchester Unitedit, JJ Gabriel, ndodhet në Valdebebas për të finalizuar detajet e fundit të kalimit të lojtarit anglez te Real Madrid.

Marrëveshja ka qenë në proces prej disa ditësh. Tashmë ajo ka hyrë në fazën përfundimtare, pasi palët kanë arritur një marrëveshje verbale për 16-vjeçarin. Marrëveshja do të jetë për pesë vite dhe Real Madrid do të paguajë 15 milionë euro, bashkë me komisionet për agjentin.

Teilen: