Monday, 16. November 2026
Futboll

Jorge Mendes i propozon Milanit një emër surprizë për sulmin. E ndjek edhe Juventus

GS 16/11/2026 1 Min. Lesezeit

Folarin Balogun pritet të jetë nja nga protagonistët kryesor të merkatos së janarit. Sulmuesi amerikan është drejt transferimit në Serie A. Mediet italiane zbulojnë se agjenti i tij, Jorge Mendes, ia ka sugjeruar Milanit sulmuesin amerikan.

Megjithatë, kuqezinjtë janë të fokusuar te dy emra të tjerë. Dëshira kryesore quhet Endrick, ndërsa emri i dytë që pëlqehet nga kuqezinjtë është Nicolo Tresoldi.

Për Balogun ka interes konkret edhe nga Juventus, që po mendon të forcojë sulmin, pas mosefikasitetit të dyshes Nick Woltemade-Kolo Muani. Balogun është nën kontratë me Monaco-n deri në vitin 2028 dhe klubi nga Principata kërkon 50 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin. Një shifër paksa e vështirë për t’u pranuar nga dy klubet e Serie A.

Teilen: