Monday, 18. May 2026
Sport

Akil Gjakova e Loriana Kuka vazhdojnë shkëlqimin në Grand Slamin e Abu Dhabit

GS 25/10/2023 1 Min. Lesezeit

Në Abu Dhabi po zhvillohet Grand Slami i xhudos.

Akil Gjakova ka depërtuar në rrethin e tretë.

Garuesi kosovar në xhiron e dytë e mposhti finlandezin Valtteri Olin me Ippon, ndërsa paraprakisht e eliminuar në rrethin e parë garuesin nga Bahamas, Andreë Munnings.

Gjakova në rrethin e tretë do të ketë punë me kazakun Zhansay Smagulov.

Ndërkohë, në rrethin e dytë kaloi sot edhe garuesja tjetër kosovare, Loriana Kuka në kategorinë deri në 70 kilogramë.

Ndërkohë, edhe Loriana Kuka në rrethin e dytë të Grand Slamit.

Xhudistja kosovare e eliminoi në rrethin e parë të kategorisë deri në 70 kilogramë holandezen Sanne Vermeer përmes “Golden Score”.

Në rrethin e dytë, garuesja nga Peja do të ketë punë me austriaken Michaela Polleres, e cila xhiron e parë e kaloi pa luftë.

Paraprakisht, në rrethin e dytë kaloi edhe Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Teilen: