Wednesday, 20. May 2026
Sport

Akil Gjakova shkon në finale të Grand Slamit të Abu Dhabit, siguron medalje

GS 25/10/2023 1 Min. Lesezeit

Xhudisti Akil Gjakova e ka siguruar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Gjakova është kualifikuar në finale të kësaj gare prestigjioze.

Garuesi nga Peja ia doli ta mposht në gjysmëfinale kazakun Daniyar Shamshayev për ta prekur finalen e madhe në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova kështu po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes së artë në Abu Dhabi.

Ndërkohë, garuesja kosovare, Loriana Kuka u eliminua në rrethin e dytë të këtij Grand Slami sot, në kategorinë deri në 70 kilogramë.

Teilen: