• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Akuzohet për ngacmim seksual dhe përjashtohet nga Olimpiada, Jacobs mbetet pa trajner

06/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Marcell Jacobs dhe Andre De Grasse mbesin pa trajner në Olimpiadën “Paris 2024”. Rana Reider, njeriu që trajnon këto dy atletë, është përjashtuar nga olimpiada e Parisit. Trajnerit iu hoq akreditimi për shkak të akuzave për abuzim seksual.

Sipas The Guardian, Reider u ka kërkuar organizatorëve të Olimpiadës që të kishte të paktën akses në vendet e stërvitjes dhe garave, por kjo kërkesë e tij nuk është pranuar dhe të hënën në mbrëmje, ai është larguar dhe nuk mund të jetë më pjesë e olimpiadës.

Avokati i Reider, Ryan Stevens, konfirmoi më vonë se Komiteti Olimpik Kanadez do të dërgonte një letër zyrtare që konfirmonte tërheqjen e akreditimit. Stevens kritikoi faktin që Reiderit nuk iu dha një shans për të mbrojtur veten, duke thënë se një nga njerëzit që paraqitën ankesën e bëri këtë për të minuar performancën e atletëve të trajnuar nga Reider, të cilët ende nuk kanë konkurruar në Paris.

World Athletics të premten vuri në pikëpyetje vendimin e Kanadasë për të akredituar Reiderin, i cili kohët e fundit kishte kryer 12 muaj provë, i dënuar nga US SafeSport për abuzim seksual me atletet e tij në Florida. Ky dënim i tij nuk është pranuar nga organizatorët e olimpiadës në Paris, por avokati pretendon se Reiderit po i bënin padrejtësi, pasi ish-atletet e tij e kishin ngritur sërish këtë problem, pasi kërkonin përfitim financiar”. Reider-it iu mohua akreditimi edhe në Kampionatet Botërore të Atletikës 2022 dhe 2023. E ata që do të vuajnë tani, janë pikërisht atletët e tij, Jakobs dhe De Grasse.

Next Post

Juventusi rinovon me Bremerin, por nuk heq dorë nga Todibo

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.