Friday, 1. May 2026
Sport

Al Hilal i ofron Napolit 140 milionë euro për Victor Osimen

GS 31/07/2023 1 Min. Lesezeit

I pangopur në merkaton e transferimeve të verës, Al Hilal duket se dëshiron të bëjë një tjetër lëvizje të madhe.

Sipas asaj që raporton “Sky Sports News”, skuadra e Arabisë Saudite i ka paraqitur Napolit një ofertë prej 140 milionë eurosh për Victor Osimen.

Kështu, pas “jo”-së së Kylian Mbappes, Al Hilal kërkon të shtojë në listën e tij një tjetër futbollist të shquar, pas Koulibaly, Milinkoviç-Savic, Neves dhe Malcom.

Tani, mbetet për t’u parë nëse Napoli dhe sulmuesi nigerian do ta pranojnë ofertën e arabëve.

Sezonin e kaluar, Oshimen ishte golashënuesi më i mirë i Serie A, duke shënuar gjithsej 31 gola dhe pesë asistime në 39 paraqitje. /G.D abcnews.al/

Teilen: