Monday, 24. August 2026
Sport

Alarmi në mbrojtje, Real Madrid shënjestron mbrojtësin e Arsenalit

GS 08/12/2024 1 Min. Lesezeit

Real Madrid ka problemet më të mëdha në mbrojtje, që vijnë për shkak të dëmtimeve. Mungesa e Militaos dhe Alabas ka bërë që drejtuesit të lëvizin dhe tashmë një emër tregohet i preferuar për t’u afruar.

saliba

Bëhet fjalë për Uilliam Saliba nga Arsenali raporton Sport.es. Saliba është ndër më të mirët aktualisht në Premier Ligë.

Kontrata e tij me Arsenalin përfundon në vitin 2027, ndërsa është pjesë e klubit prej vitit 2019. Prej atëherë huazimet nuk kanë munguar.

Për shkak të kontratës duhet një sforco financiare nga Reali sepse “topçinjtë” nuk do të hiqnin dorë lehtë nga lojtari i tyre.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: