Lugano para shikuesve të vet ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Baselit, në takimin e javës së 30-të të elitës së futbollit zviceran.
Albian Hajdari në minutën e 44-të ka shënuar pas asistimit të Steffen.
Në minutën e 69-të, Steffen vulosi fitoren në 2:0.
Portieri Amir Shaipi është paraqitur nga minuta e parë së bashku me Albian Hajdarin për Luganon dhe Taulant Xhaka e Dion Kacurri luajtën standardë për Baselin.
Shkëlqim Vladi është paraqitur nga minuta e 78-të për Luganon.
Kacurri është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 55-të e është zëvendësuar në të 79-tën.
Lugano përforcon vendin e tretë me 52 pikë dhe ka tre pikë më pak se lideri Young Boys (një ndeshje më pak) dhe Baseli renditet në vend të 10-të me 35 pikë.