Tuesday, 5. May 2026
Sport

Albin Berisha vazhdon me Grapelandin në Superligë

GS 16/08/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra nga Rahoveci, Grapeland, po vazhdon me përgatitjet për sezonin debutues në Superligën e Kosovës në basketboll (2025/26), duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me lojtarët kyç të ekipit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale të premten, klubi bëri të ditur se ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Albin Berishën, basketbollistin 23-vjeçar që ishte pjesë e rëndësishme e suksesit sezonin e kaluar.

Berisha, që vjen nga Peja, dha një kontribut të madh në ngjitjen historike të Grapelandit në elitën e basketbollit kosovar. Përveç Grapelandit, ai ka qenë pjesë edhe e klubeve Peja, Borea dhe Istogu.

Me këtë lëvizje, Grapeland tregon synimin për të ndërtuar një skuadër konkurruese në Superligë, duke ruajtur vazhdimësinë dhe përvojën nga sezoni i kaluar.

 

Teilen: