Wednesday, 21. January 2026
Sport

Albion Rrahmani pranë transferimit të madh në Ligue 1?

GS 30/12/2025 1 Min. Lesezeit

Albion Rrahmani është padyshim një nga futbollistët më të spikatur që ka dalë nga Superliga kosovare vitet e fundit.

Sulmuesi 25-vjeçar po kalon një sezon shumë pozitiv në Çeki me Sparta Pragën, ku është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.


Banner

Paraqitjet e tij të mira kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura europiane, ndërsa West Ham United është përmendur si një nga opsionet e mundshme për të ardhmen e tij.

Megjithatë, sipas raportimeve të “FootMercato”, klubi francez Lyon ka bërë tashmë një ofertë konkrete prej 6 milionë eurosh për sulmuesin nga Llapi, ndërsa sipas ‘Transfermarkt’ vlera e tij aktuale është 7.5 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni, Rrahmani ka realizuar 12 gola në 32 paraqitje me gjigantët çekë, duke konfirmuar formën e tij të qëndrueshme. /ATVLIVE.TV

Teilen: