• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Alen Sherri i jep lamtumirën Egnatias: Nuk di nga të filloj

24/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Alen Sherri, i cili do të prezantohet te skuadra e Kaljarit në Serinë A, i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Egnatias me një postim në rrjetet sociale. Dy sezone mjaft të suksesshme për portierin Sherri me skuadrën rrogozhinase, duke shprehur mirënjohjen për momentet emocionuese, ndërsa bëhet gati për një tjetër ekzperiencë, në një tjetër nivel.

Postimi i plotë i Sherrit

Nuk di nga të filloj të flas për dy vitet e kaluara. Dy vite plot miqësi, vllazëri, fitore, besim, mbështetje, humbje, trishtime, të gjitha së bashku. Sot fillon një eksperiencë e re për mua dhe doja që fillimisht ta nisja duke falënderuar pa përjashtim të gjithë ata, të cilët besuan te unë dhe më mbështetën gjatë gjithë këtij rrugëtimi në klubin EGNATIA.

Duke nisur me në krye presidentin dhe drejtorin të cilët besuan te unë në një moment të vështirë të karrierës time, me shokët e ekipit më të cilët ndamë kohën më të madhe të ditës tonë dhe kishim një grup fantastik, me tifozët të cilët ishin gjithmonë mbështetës e prezent në çdo ndeshje, me stafin e palodhur të cilët punuan shumë me mua, me mjekët e ekipit që u kujdesen për të gjithë ne, me punëtorët të cilët u kujdesën gjithmonë që çdo gjë të shkonte siç duhej. Do jem përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues ndaj jush.

Jam shumë i lumtur për faktin që të gjithë se bashku arritëm gjëra të mëdha dhe të shkruanim histori edhe pse të paragjykuar si një qytet i vogël. Faleminderit K.F. Egnatia.

Next Post

Përfundon pjesa e parë e takimit Struga – Pyunik

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.