Tuesday, 23. June 2026
Sport

Algjeria mposht Jordaninë dhe e eliminon nga Botërori

GS 23/06/2026 1 Min. Lesezeit

Algjeria ka shijuar fitoren e parë në Kupën e Botës, që po mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Të martën në mëngjes, Algjeria mposhti Jordaninë në ndeshjen që i takoi Grupit J.

Algjeria triumfoi 2:1, me përmbysje të rezultatit dhe tani ka tri pikë në grup.

Nisar Al Rashdan (36′) kaloi Jordaninë në epërsi, por Algjeria u kundërpëgjigj në 20-të minutat e fundit të takimit.

Nadir Benoubali (69′) dhe Amine Gouiri (82′) realizuan për fitoren e Algjerisë.

Ndeshjen e fundit në grup, Algjeria e luan kundër Austrisë, kombëtare që po ashtu ka tri pikë.

Në anën tjetër, Jordania që po debuton në këtë ngjarje është eliminuar nga Botërori edhe pse e ka edhe një ndeshje.

Në duelin e fundit në grup, Algjeria do të përballet me Argjentinën.

Teilen: