Thursday, 4. June 2026
Futboll

Allegri nuk do të shkojë i vetëm te Napoli, kërkon të marrë me vete dy lojtarë të Milanit

GS 04/06/2026 1 Min. Lesezeit

Max Allegri kërkon të përfitojë nga situata kaotike që ka mbërthyer Milanin dhe dëshiron që të marrë me vete te Napoli, dy nga lojtarët e kuqezinjve.

Mediet italiane zbulojnë se Allegri i ka kërkuar presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, transferimin e Alexis Saelemaekers dhe të Adrien Rabiot, dy lojtarë të rëndësishëm në sezonin e fundit për skemat dhe sistemin e lojës të 58-vjeçarit.

Ende nuk flitet për shifra dhe detaje të tjera ekonomike, por e ardhmja e dy lojtarëve në fjalë do të varet nga mënyra si do të zgjidhet situata aktuale te kuqezinjtë.

Saelemaekers është nën kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2031. Vlera e tij në treg llogaritet 20 milionë euro. Rabiot është nën kontratë deri në vitin 2028. Vlera në treg e mesfushorit francez llogaritet te 20 milionë euro po ashtu.

Teilen: