Thursday, 10. September 2026
Sport

Allegri pranë shkarkimit te Napoli

GS 10/09/2026 1 Min. Lesezeit

Pozicioni i Massimiliano Allegrit si trajner i skuadrës së Napolit nuk është aspak i sigurtë pas startit zhgënjyes të sezonit.

Në fakt, Allegri është nën presion pasi drejtuesit e Napolit tashmë kanë nisur kërkimin për trajnerin e ri.

Sipas mediumeve italiane, Raffaele Palladino po shfaqet si zëvendësim i mundshëm i Allegrit pasi jo vetëm drejtuesit por edhe tifozët e Napolit janë tejet të pakënaqur me rezultatet e deritashme.

Napoli, të martën mbrëma pësoi humbjen e tretë rresht në të gjitha garat dhe Allegri tashmë është paralajmëruar nga presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis.

Pas disfatave në Serie A nga Como e Interi, skuadra e Napolit pësoi humbje edhe në Ligën e Kampionëve nga Arsenali.

Allegri mori drejtimin e Napolit para fillimit të këtij sezoni duke zëvendësuar Antonio Conten, ndërsa ndeshjen e radhës e ka këtë vikend kundër Bolognas

Teilen: