Një 10 perfekt nga 10, ky është vlerësimi i trajnerit Ruben Amorim për tregun e transferimeve të Milan të kësaj vere.
“Lojtarët e mi janë më të mirët në botë sepse të gjithë ata që kemi sjellë në skuadër janë perfektë për këtë rrugëtim që kemi nisur. I kënaqur me klubin”, tha trajneri portugez.
Këtë verë, Milan shpenzoi rreth 155 milionë euro në merkato, për të sjellë disa lojtarë të rëndësishëm, si Goncalo Ramos, Diego Moreira, Mario Gila, Omari Hutchinson etj.
Këto afrime duket se kanë dhënë një impakt të mirë te kuqezinjtë, që pas tri javëve të para në Serie A kanë grumbulluar 7 pikë: Dy fitore dhe 1 barazim.
Teilen: