Reali i Madridit ka marrë një fitore të madhe në Klasiken kundër Barcelonës. Një ndeshje që e ka parë veten në vështirësi në pjesën më të madhe të saj, por më pas është shfaqur Bellingam për ta nxjerrë nga telashet.
Ishte Xhud Bellingam, që firmosi Klasiken e tij të parë me një dygolësh, në një ndeshje që u duk se Ksavi e kishte vënë në vështirësi Ançelotin… të paktën deri në minutën e 68- të. Italiani duhet të falënderojë anglezin dhe Kamavingën, që ishin thelbësorë në suksesin në “Park Motjuiç”.
“Ne dominuam 60 minuta, por ky është futbolli, nëse nuk shënon 2-0… Reali të ndëshkon. Loja dhe ajo që kishim planifikuar shkoi mire por…”, deklaroi trajneri spanjoll në konferencën e mëpasshme për shtyp. Ksavi kishte të drejtë, pasi arriti të çarmatoste rivalin me futboll të thjeshtë në të cilin intensiteti përfundoi të ishte faktori më përcaktues.
LUTJA E ANÇELOTIT – “Kur të mundesh… shty përpara”, ishte mesazhi i Ançelotit për Tçuamenin në fazat e hershme të ndeshjes. Lutja e trajnerit italian për lojtarin e tij kishte të gjithë kuptimin në botë, sepse kur Reali arrinte të kapërcente vijën e parë, Tçuameni në vend të shihte para, kthehej prapa. Francezi ishte gati perfekt në pjesën e pasimeve me 95% efektivitet (60 nga 63), por harroi një nga premisat më të rëndësishme në futboll. Pasi të jetë kapërcyer një linjë, misioni i dytë fokusohet në vazhdimin e kërkimit për linjën tjetër. Këto dyshime te Reali u shfrytëzuan nga skuadra e Ksavit për t’u bashkuar me një bllokim në mes (të cilin nuk e kapërceu dot) që i bëri të shijonin pjesën e parë të ndeshjes. E kundërta ndodhi me mungesën e presingut nga Reali. Tendenca ishte të mbërrinin me vonesë gjatë gjithë kohës, duke u krijuar lehtësi Barçës.
TË RINJTË E BARÇËS DHE KLASIKJA – Gavi është ai lloj futbollisti që çdo trajner në botë do të donte ta kishte në ekipin e tij. Mesfushori ishte zemra e Barçës dhe një përpjekje e madhe për të injektuar shpirtin e tij edhe në pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës (Balde, Fermín, Arauho…), të cilët hëngrën rivalin e tyre të përjetshëm duke kuptuar që në momentin e parë se çfarë do të thotë të luash në një El Clasico. Por Gavi me shokë patën fatin e keq që bellingam ishte sërish në ditën e tij.
BELLINGAM BËN DIFERENCËN – Bellingam është ylli i rrokut (“Like the Belling Stone” që Tçuameni e ka pagëzuar) në “El Clasico”. Një dritë që shkëlqen më shumë se pjesa tjetër. Ai ishte në hije gjatë gjithë pjesës së parë, duke u përpjekur të futej në lojë duke zbritur për të pritur pothuajse mes qendërmbrojtësve… por aty e kishte të pamundur të bënte ndonjë dëm. Pastaj në të dytën… 13 gola në 13 ndeshje, shifrat e tij tashmë janë të vështira për t’u shpjeguar.
PANORAMASPORT.AL