Wednesday, 24. June 2026
Sport

Ancelotti lançon Neymar-in kundër Skocisë: Është gati, mund të luajë 90 minuta!

GS 24/06/2026 1 Min. Lesezeit

Vjen momenti i Neymar-it në Kupën e Botës 2026. Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar rikuperimin e plotë të sulmuesit në prag të ndeshjes së tretë në grup kundër Skocisë.

“Ka një gjendje fantastike, është rikuperuar dhe mund të luajë 90 minuta. Jam vërtet i kënaqur për të”, – është shprehur trajneri italian në lidhje me lojtarin e Santos.

Ancelotti ka bërë të ditur më tej se kush do të marrë vendin e Raphinas-s në formacion: “Zëvendësuesi i Raphinha-s do të jetë  Rayan, sepse është një lojtar që garanton gjerësi në lojë dhe për ne është thelbësore kjo gjë. Në çdo rast, kam shumë futbollistë dhe shumë alternativa në dispozicion”, – theksoi trajneri i Brazilit. Seleçao ka 4 pikë në grupin e vet, pas barazimit me Marokun në debutim dhe fitores me Haitin.

Teilen: