Monday, 6. April 2026
Sport

Ancelotti me fjalë të mëdha

GS 28/05/2024 1 Min. Lesezeit

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediet trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ndër të tjera ka folur edhe për ish-klubin e tij Milan-in e në veçanti për sulmuesin kryesor të “Djallit”, Rafael Leao-n.

Italiani theksoi se e ndjek gjithmonë me dashuri skuadrën e “kuqezinjve” të Milanos, teksa sa i përket Leao-s u shpreh se është talent, por ka nevojë të “rrihet”.

“Unë e ndjek skuadrën nga larg, me dashuri. Ne kemi gjetur një Brahim Diaz të jashtëzakonshëm.

Milan-i ka një talent të madh si Leao, ai duhet të ulet ndonjëherë. Nëse ai do të ishte me mua, do ta “rrihja” çdo ditë”-u shpreh Ancelloti me një koment të fortë, i cili megjithatë synohet të jetë edhe i përzemërt, thuajse atëror, ndaj një lojtari të madh me cilësi por ende shumë jokonsistent.

Teilen: