Carlo Ancelotti është rikthyer në “shtëpi”, por vetëm përkohësisht. Trajneri më i dekoruar në historinë e Real Madrid u rikthye në Valdebebas të enjten, përpara ndeshjes kundër Real Betis, për të vizituar atë që ishte shtëpia e tij për vite me radhë.
Italiani përshëndeti skuadrën para fillimit të stërvitjes dhe bëri një gjest të veçantë karshi Endrick, Rodrygo dhe Militao, të cilët i vëzhgoi nga afër gjatë seancës së tyre stërvitore të veçantë (janë të dmëtuar).
Për teknikun kjo vizitë nuk ishte e rastësishme. Të tre lojtarët janë figura kyçe për ekipin kombëtar brazilian, i cili tani drejtohet nga vetë Ancelotti, prandaj trajneri donte të kontrollonte personalisht progresin e dëmtimeve të tyre në vigjilje të takimeve ndërkombëtare.
Sa i përket vizitës Ancelotti takoi edhe Mourinho-n me të cilin ka një raport mjaft të mirë.