Sunday, 23. August 2026
Sport

Ancelotti vendos për titullarët e Realit në finalen e Kupës Interkontinentale

GS 18/12/2024 1 Min. Lesezeit

Real Madrid do të luajë sot me skuadrën e Pachuca-s.

Kjo ndeshje fillon në orën 18:00 dhe është finalja e Kupës Interkontinentale për vitin 2024.

Carlo Ancelotti ka ndarë mendjen së fundmi për titullarët.

Mbape është kthyer nga dëmtimi që pësoi në Ligën e Kampioneve dhe do të japë kontribuitin e tij për ta mbyllur vitin me trofe.

Kujtojmë se ky takim luhet në Katar.

FORMACIONI ZYRTAR

Real Madrid: Kortua, Lukas Vaskez, Tçuameni, Rudiger, Fran, Valverde, Kamavinga, Belingam, Vinicius, Mbape

Teilen: