Thursday, 25. June 2026
Sport

Anglia barazon me Ganën

GS 24/06/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Anglisë nuk ka mundur ta marrë më shumë se një pikë në ndeshjen kundër Ganës.

Dueli i Grupit L, i zhvilluar të martën në SHBA, ka përfunduar pa gola – 0:0.

Anglia ka treguar lojë më të mirë dhe ishte më dominante por nuk ka arritur të shënojë gol, ndonëse ka qëlluar në pjesën e dytë traversën me anë të mbrojtësit Nico O’Riley.

Ky barazim ka bërë që si Anglia ashtu edhe Gana të tubojnë nga katër pikë dhe të ndajnë dy pozitat e para në grup pas dy ndeshjeve të luajtura në këtë fazë.

 

Teilen: