Anglia ka marrë tri pikët e para në Kupën e Botës 2026, pasi mposhti Kroacinë me rezultat 4:2 në një përballje spektakolare të zhvilluar në Dallas.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe anglezët kaluan në epërsi që në minutën e 12-të. Pas një faulli të Luka Modriçit në zonë, Anglia fitoi penallti.
Goditja e tij e parë u prit nga Dominik Livakoviqi, por pas ndërhyrjes së VAR-it penalltia u përsërit dhe sulmuesi anglez nuk gaboi në tentativën e dytë për 1-0.
Kroacia reagoi në minutën e 36-të falë talentit Martin Baturina, i cili realizoi një gol të bukur për barazimin 1-1.
Megjithatë, Anglia riktheu avantazhin gjashtë minuta më vonë, kur Kane shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Declan Rice për 2-1.
Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me epërsinë minimale të anglezëve, Kroacia goditi sërish. Ivan Perisic për Petar Musan, i cili në minutën e 45+5 shënoi për 2-2 dhe riktheu gjithçka në baraspeshë.
Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Jude Bellingham realizoi një aksion individual fantastik dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë për 3-2.
Kroacia nuk u dorëzua dhe krijoi disa raste të mira me Marco Pasalic dhe Igor Matanovic, por Jordan Pickford dhe mbrojtja angleze arritën të ruanin avantazhin.
Në anën tjetër, Dominik Livakovici mbajti Kroacinë në lojë me disa pritje të jashtëzakonshme ndaj Bellinghamit, Rice, Gordonit dhe Kaneit.
Gjithçka u mbyll në minutën e 85-të, kur zëvendësuesi Bukayo Saka shërbeu për Marcus Rashfordin, i cili realizoi nga afër për rezultatin përfundimtar 4-2.
Harry Kane e nisi Botërorin me dy gola dhe një paraqitje lideri në sulmin anglez, ndërsa Jude Bellingham ishte vendimtar me golin që riktheu epërsinë në pjesën e dytë.
Me këtë fitore, Anglia merr kryesimin e grupit dhe dërgon një mesazh të fortë në nisje të Kupës së Botës, ndërsa Kroacia mbetet pa pikë pavarësisht paraqitjes së mirë kundër njërit prej favoritëve të turneut.