Sunday, 5. April 2026
Sport

Anglia gjen zëvendësuesin e përkohshëm të Gareth Southgates!?

GS 07/08/2024 1 Min. Lesezeit

Anglia ka mbetur pa trajner që prej dorëheqjes së Gareth Southgate, pas humbjes së finales së EURO 2024, përballë Spanjës.

Sipas BBC Sport, Federata Angleze e Futbollit po mendon që trajneri i Anglisë për 21-vjeçarët, Lee Carsley të jetë menaxher i përkohshëm, për ndeshjet e Ligës së Kombeve që do të luhen në shtator, kundër Irlandës dhe Finlandës.

Carsley ka drejtuar më ekipe s Coventry, Brentford dhe Birmingham, përpara se të bëhej trajneri i Anglisë U-21.

Një ish mesfushor në Premier Leagye, Carsley, 50 vjeç ka luajtur për Derby dhe Everton në një karrierë 17-vjeçare.

Teilen: