Kombëtarja e Anglisë ka fituar ndeshjen e parë në Kupën e Botës, duke e mposhtur Kroacinë.
Në njërën prej ndeshjeve më interesante deri më tani në Botëror, Anglia ka triumfuar me shifrat 4:2.
Në përballjen e luajtur të mërkurën mbrëma më Dallas, si Anglia ashtu edhe Kroacia kanë treguar lojë të bukur dhe shumë intensive por në fund anglezët e fituan derbin e Grupit L.
Sulmuedsi Harry Kane shënoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa dy të tjerë në të dytën për Anglinë i realizuan Jude Bellingham dhe Marcus Rashford.
Golat për Kroacinë, i shënuan Martin Baturina dhe Petar Musa, të dy në pjesën e parë.
Teilen: