Sunday, 26. July 2026
Sport

Anthony Joshua mbështillet me flamurin shqiptar pas fitores ndaj Prengës

GS 26/07/2026 1 Min. Lesezeit

Boksieri i peshave të rënda Anthony Joshua ka bërë një rikthim spektakolar në ring, duke mposhtur boksierin shqiptar Kristian Prenga me nokaut teknik në raundin e dytë, në duelin e zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite.

Përballja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për britanikun. Vetëm 20 sekonda pas gongut të parë, Joshua u rrëzua në tapet pas një goditjeje të fuqishme, ndërsa pak më vonë pësoi edhe një nokdaun të dytë nga Prenga, duke u gjendur pranë një prej humbjeve më të mëdha të karrierës së tij.

Megjithatë, ish-kampioni i botës tregoi karakter të jashtëzakonshëm. Në raundin e dytë ai reagoi fuqishëm, duke goditur me të djathtën dhe duke e rrëzuar Prengën.

Pasi e siguroi fitoren, Anthony Joshua e mori flamurin shqiptar nga tifozët e pranishëm dhe bashkë me atë britanik i mbajti në shpinë.

Teilen: