Tuesday, 8. September 2026
Sport

Arbitret përgatiten për sezonin e ri, seminar 3-ditor me fokus te standardet e arbitrimit

GS 08/09/2026 1 Min. Lesezeit

Sektori i Arbitrimit në Federatën e Futbollit zhvilloi një seminar 3-ditor me arbitret vajza, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik dhe vijimit të punës për rritjen e standardeve të arbitrimit në futbollin shqiptar.

Gjatë seminarit u zhvilluan sesione teorike dhe praktike, ku në fokus ishin disa prej situatave më të rëndësishme të lojës, me qëllim unifikimin e vendimmarrjes dhe aplikimin korrekt të Rregullave të Lojës.

Tematikat e trajtuara përfshinë edhe ndryshimet e reja në Rregullat e Lojës, si dhe incidentet në zonën e penalltisë, faullet në ndërhyrje, prekjen e topit me dorë dhe shkeljet përkatëse, pozicionin jashtë loje, si edhe komunikimin mes arbitres dhe kapitenit.

Pjesë e rëndësishme e seminarit ishin edhe testet fizike, përmes të cilave arbitret vlerësuan përgatitjen e tyre fizike në prag të sezonit të ri.

Seminare të tilla janë pjesë e punës së vazhdueshme të Sektorit të Arbitrimit në FSHF për përditësimin e njohurive, përmirësimin e vendimmarrjes dhe harmonizimin e standardeve të arbitrimit me kërkesat bashkëkohore të futbollit.

Teilen: