• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arda Gyler dhe Endrik, gjenerata e re që nis të zhvillohet në Madrid

30/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arda Gyler (2005, Turqi) dhe Endrik (2006, Brazil) kanë shkurtuar pushimet e tyre për t’u vendosur nën urdhrat e Karlo Ançelotit sa më shpejt të jetë e mundur.17221759286172Me ide shumë të qarta, yjet e rinj të Realit e dinë rëndësinë e javëve të para në përpjekje për të bindur trajnerin se brezi i ri mund të fitojë më shumë rëndësi në sezonin e ardhshëm. Braziliani dhe turku përfunduan seancën e fundit në “Real Madrid City” përpara se të nisen me ekipin për në turneun Realit në SHBA.

Për Arda Gyler kjo është vizita e dytë në SHBA, por vitin e kaluar nuk luajti asnjë minutë si pasojë e dëmtimit. Një kalvar që zgjati shumë, por që u mbyll me sukses, teksa fundi i sezonit të kaluar ishte i mrekullueshëm për turkun në Madrid. Koha përfundoi duke dëshmuar se lojtari dhe klubi kishin të drejtë (6 gola në 367 minuta). Ai nuk u ndal me kaq dhe përfundoi duke shpërthyer në “Euro 2024” për të udhëhequr Turqinë, që ishte afër arritjes në gjysmëfinalet e turneut.

Ai diti të përfitonte nga momenti kur kalendari i hapi një boshllëk… dhe tani nuk dëshiron të zbresë nga treni. Nga Gyler te Endrik… “Faleminderit Zot!”, ishte gjëja e parë që braziliani ndau në rrjetet e tij sociale pas përfundimit të seancës së parë stërvitore të jetës së tij me Madridin. Endrik po jeton një ëndërr… dhe as ai nuk dëshiron të zgjohet. Braziliani, i cili e bëri të qartë në ditën e tij të parë se dëshiron të kalojë gjithë jetën e tij në Madrid, donte të tregonte se angazhimi i tij do të jetë gjithmonë maksimal dhe i gatshëm për sfida të mëdha. Një futbollist i ri që nuk i pëlqejnë festat dhe e vetmja gjë që i shkon në mendje është të ketë sukses në elitë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Laura Fazliu humb në çerekfinale, vazhdon garat për medaljen e bronztë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.