Saturday, 4. July 2026
Sport

Argjentina – Kepi i Gjelbër, në vazhdime

GS 04/07/2026 1 Min. Lesezeit

Kampionia në fuqi e botës, Argjentina nuk ka arritur ta mposht Kepin e Gjelbër pas 90-të minutave në 1/16 e finales të Kupës së Botës.

Pas 90-të minutave lojë në Miami, rezultati është 1:1 dhe tani do të luhen dy vazhdime nga 15-të minuta.

Argjentina avancoi me golin e Lionel Messit në pjesën e parë, përpara se Kepi i Gjelbër ta barazojë rezultatin në të dytën me anë të Deroy Duarte.

Nëse edhe vazhdimet nuk nxjerrin fitues, atëherë shkohet në penallti.

Teilen: