Argjentina synon të organizojë përsëri një garë të Formula 1 pas 28 vitesh mungesë në kalendar. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Javier Milei nëpërmjet kongresit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), që po zhvillohet në Buenos Aires.
“Argjentina, që rikthehet si seli i një kongresi botëror të FIA-s, i ka të gjitha kushtet për të pasur sërish një garë të Formula 1”, – ka thënë presidenti Milei.
“Argjentina është një vend që e do automobilizmin. Hera e fundit që një Çmimi të Madh në Argjentinë është në 1998-ën, në pistën e Gálvez, por gjatë gjithë kësaj kohe pasioni i argjentinasve për garat nuk është shuar kurrë. E vetmja gjë që na ka munguar këto 28 vite është që bota të na shohë sërish si një vend të gjendje të organizojë një garë.
Kemi traditën, kemi pilotët dhe tani kemi edhe seriozitetin institucional që kërkohet para se të zgjidhet një vend. Është momenti që të shpejtojmë në këtë drejtim dhe ky kongres përfaqëson hapin e parë drejkt rikthimit”, – ka përfunduar presidenti argjentinas.