Tuesday, 21. July 2026
Sport

Argjentina ndihmohet nga FIFA e korruptuar! Spikat një “like” nga Cristiano Ronaldo

GS 21/07/2026 1 Min. Lesezeit

Një çështje rrjetesh sociale dhe “like”-sh në Instagram ka përfshirë Cistiano Ronaldo-n. Kampioni portugez ka pëlqyer një video të “Espejo Publico”, të transmetuar nga televizioni spanjoll “Antena 3”, ku prezantuesja Pilar Rodriguez dhe komentatori Ruben Amon kritikojnë ashpër Argjentinën dhe FIFA-n.  

Në këtë video, Rodriguez pohon se “Argjentina duhej të ishte eliminuar prej 5 ndeshjesh, por me ndihmën e FIFA-s, që është një nga institucionet më të korruptuara në botë, ka vazhduar përpara”.

Ky qëndrim është mbajtur para finales Spanjë-Argjentinë. Prezantuesja gjithashtu ka thënë: “Nuk kam frikë nga Argjentina, por nga Infantino. Nuk luajmë vetëm kundër Argjentinës, por edhe kundër FIFA-s, që kërkon t’ia japë Botërorin Messi-t, si 4 vjet më parë në Katar”.

Amon, nga ana e tij, është shprehur: “FIFA është një organizëm mafioz dhe i turpshëm”. Dhe në komente të gjithë nënvizojnë një “like” të Cristiano Ronaldo-s.

Teilen: