• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arlind Ajeti nuk i shpëton merkatos, merr oferta nga 3 klube

31/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo dritare transferimesh nuk ka mbetur pa prekur edhe Arlind Ajetin, mbrojtësin e Kombëtares që aktivizohet me Klyzhin në kampionatin rumun.

Për të, oferta kanë mbërritur nga Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.

“Ai mund të kthehet në Itali, por ne po i kushtojmë vëmendje edhe pjesës tjetër të merkatos”, tha menaxheri i futbollistit shqiptar, menjëherë pas “Euro 2024”.

Teksa janë luajtur tri javë, me ekipin e shqiptarit që ka marrë 4 pikë në këto ndeshje, disa oferta kanë mbërritur për mbrojtësin që ishte titullar në ekipin e Silvinjos gjatë Kampionatit Europian.

Sipas informacioneve të “ProSport”, janë 3 klube të interesuara për blerjen e Arlind Ajetit.

Kampionati Europian e ka ngritur profilin e qendërmbrojtësit, pasi pësoi një rënie në karrierën e tij para se të transferohej në Rumani, ku e mori me vete Andrea Mandorlini, një trajner që e njihte që në Itali.

Kur luante te Pordenone në Serinë C, Ajeti humbi disi nga “radari” i Kombëtares, ndërsa pasi zhvilloi një sezon në Rumani me Klyzhin, 30-vjeçari ra sërish në sy.

Për Ajetin duket se janë interesuar përfaqësues të disa klubeve në Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite. Kujtojmë se pronari i Adana Demirsporit u përpoq ta bindte të nënshkruante pikërisht në fushë Ajetin, pasi skuadra turke eliminoi Klyzhin, në sezonin e kaluar të Ligës së Konferencës.

 

Next Post

Spektakolar me fanellën e “Verdhezinjve”, Newcastle kërkon anësorin e Borussia Dortmund

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.