• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arlind Sadiku lajmërohet nga tribunat e Hamburgit pas vendimit të UEFA-s: Me krenari festoj përsëri me shqiponjë

19/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

UEFA ka marrë vendim që të përjashtojë nga kampionati evropian “EURO 2024”, gazetarin nga Kosova, Arlind Sadiku.

Deri tek vendim erdhi si shkak i gjestit të gazetarit Sadiku në ndeshjen Seri-Angli, e cila u zhvillua më 16 qershor, e ku ai kishte bërë me duar simbolin e shqiponjës para tifozëve serbë.

Pas këtij lajmi ka reaguar vetë Sadiku, i cili tha se festa me shqiponjë asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë vepër kriminale.

“Nuk kam ofenduar as provokuar dikë. Thjesht jam krenuar me simbolin që na përfaqëson. Unë jam krenar që jam shqiptar dhe asnjëherë nuk frikësohem ta deklarojë këtë edhe nëse krejt bota qohet në këmbë. Është një precedent i rrezikshëm nëse pranohet si i mirëqenë ky vendim nga shqiptarët dhe institucionet shtetërore, sepse hap një kapitull të ri. Bëje simbolin e shqiponjës e raporto thirrjet raciste ndaj një populli të tërë – përjashtohesh, e hap rrugë për huliganët e një populli tjetër të bëjnë lirshëm thirrje fashiste. Çka do të ndodhë pas pak kohësh kur do të organizohet evropiani mes Shqipërisë me Serbinë? Do të përjashtohen të gjithë ata që janë në detyrë dhe e ngrisin shqiponjën? Do ta pranoni këtë vendim? Ju duket i drejtë? “, tha Sadiku.

Ai tutje tha se fqinjët janë mobilizuar dhe alarmuar shpejtë për të raportuar veprimin e tij, sepse ndihen të rrezikuar nëse del një shqiptar dhe nuk frikësohet të thotë të vërtetën me krenari.

Ai gjithashtu tha se sot do të ndjekë ndeshjen nga tribunat me tifozët.

“Ata janë gëzuar dhe e festojnë këtë ngjarje si fitore, ndërsa kushdo nga ne që i gëzohet, është prej tyre. S’ka rëndësi a jam përjashtuar apo jo, karriera ime është shumë e vogël. Nuk është humbje e Arlind Sadikut, as e një gazetari, është humbje shtetërore e kombëtare, nëse heshtet. Sot jam në Hamburg në përkrahje të kombëtares nga tribunat, me tifozët. Me krenari festoj përsëri me shqiponjë dhe askush nuk do mund të ma ndalojë deri në vdekje! Forca Shqipëria 🇦🇱❤️”./Lajmi.net/

 

Next Post

Fati u buzëqesh shqiptarëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.