Leyton Orient ka zyrtarizuar mesfushorin sulmues, Armando Dobra i cili vjen nga skuadra e Chesterfield. 25-vjeçari kuqezi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.
Dobra ka shënuar me Chesterfield 39 gola në 165 paraqitje gjatë një periudhe 4-vjeçare.
“Unë jam gati për hapin, dhe këtu është vendi i përsosur për ta bërë këtë”, tha Dobra për faqen e internetit Orient.
Richie Ëellens, trajneri i skuadrës, tha: “Ai më ka bërë vërtet përshtypje gjatë kohës së tij në Chesterfield dhe ka shifra të mira golashënuesish që përputhen me energjinë dhe shkallën e punës”.
Teilen: