Sunday, 23. August 2026
Sport

Arne slot, ‘gojën mjaltë’ për Tottenhamin: Privilegj të kesh një abonim sezonal për t’i parë

GS 21/12/2024 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, ka rezervua fjalë të mëdha për Tottenham-in, skuadër me të cilën do të përballet të dielën, si dhe për trajnerin e tyre, Ange Postecoglou.

“Stili i tij i futbollit është më i rëndësishmi dhe nëse ai arrin ta kombinojë këtë me fitimin e diçkaje, do të jetë shumë mirë për futbollin në përgjithësi. Sepse atëherë njerëzit mund të ndalojnë së foluri: ‘A është shumë ofensive?’ Si mund të luash futboll tepër ofensiv?”, tha holandezi.

Nuk ndodh çdo ditë që të bëhen të tilla lavdërime për një kundërshtar:

“Ata janë konsistentë në stilin e tyre të lojës dhe në atë që duan. Gjithashtu, mund të jenë fatkeqë, siç ndodhi dje, kur dominonin ndeshjen (duke fituar 3-0 ndaj Manchester United). Dy gabime të portierit e rikthyen në lojë ekipin e Ruben Amorimit, por Tottenham fitoi 4-3. Gjithmonë u pëlqen të sulmojnë. Postecoglou luan gjithmonë me tre sulmues, dy mesfushorë ofensivë dhe mbrojtësit e krahut bashkohen shumë në sulm. Mendoj se është privilegj të kesh abonim sezonal për Tottenham-in, të jesh tifoz i tyre tani, sepse luajnë një stil kaq të bukur.”

Trajneri holandez gjithashtu lavdëroi lojtarin e tij, Trent Alexander-Arnold, i cili ka shprehur dëshirën për të qenë mbrojtësi i djathtë më i mirë:

“Më pëlqen kjo te një lojtar. Është diçka që të gjithë lojtarët duhet ta kenë nëse duan të luajnë në këtë nivel.”




Teilen: