• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arratia e Mançinit në Arabi “djeg” ende, Federata Italiane bëhet gati për “luftë” dhe kërkon dëmshpërblim

28/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Largimi i Roberto Mançinit nga drejtimi i Italisë do të ketë pasoja. Në zyrat e Federatës Italiane nuk u del inati nga mënyra se si trajneri i braktisi për të shkuar ën Arabiën Saudite dhe për këtë arsye po bëhen gati që t’i hapin çështje gjyqësore.

GRAVINA MANCINI

Në lojë nuk është vetëm prestigji dhe imazhi që i ka dëmtuar rëndë, pasi përfaqësuesja ka gjetur një tjetër trajner me emër si Spaleti. Por mbi të gjitha fakti se si ai praktikisht nënvlerësoi autoritetin e drejtuesve të futbollit italian, duke shkuar i qetë për të fituar milionat në Arabinë Saudite.

Pas mbledhjes së Këshillit Federal të FIGC, presidenti Gabriele Gravina, ka deklaruar se janë hedhur hapat e parë për një çështje gjyqësore, ku t’i kërkohej dëmshpërblim trajnerit.

“Informova Këshillin për gjithçka ndodhi në gusht, sa i përket ndërprerjes së menjëhershme të kontratës teksa paraqiti dorëheqjen. Këshilli vendosi që t’i jepet mandat një profesionisti për të marrë një mendim ligjor që të mësohet nëse ekziston mundësia e kërkesës së një dëmshpërblimi”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Nuk kanë fund “vuajtjet” për “galaktikët”, dëmtohet “ylli” i mbrojtjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.